08:01 / 11.09.2024
Kurti sot pret në takim kryeparlamentaren e Shqipërisë, Elisa Spiropali
RTKlive
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot do ta pres në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Zyra kryeministrit ka njoftuar se takimi do të nis në ora 13:00.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali”, thuhet në njoftim.
Në agjendën e publikuar bëhet e ditur se në orën 10:00 do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.























