Haxhiu: Përkushtimi ynë, garantimi në reformën në drejtësi
BKT
Foto: Visar Shatrolli
Lajme

Haxhiu: Përkushtimi ynë, garantimi në reformën në drejtësi

M.Miftari/RTKlive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë me gazetarë tha se përmes Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dëshmon sërish konsistencën përkushtimin dhe vendosmërinë e plotë të qeverisë në rrugën drejt fuqizimit të mekanizmave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Abuzimin me paranë publike nuk mund të trajtohet pa u trajtuar, nuk mund të mbetet pa u adresuar dhe nuk mund të kalohet p[a u gjykuar” tha Haxhiu.

Ajo më tej shtoi se pas publikimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ministria që udhëheqë ajo  ka reaguar me urgjencë duke nisur adresimin e gjetjeve të gjykatës.

 “Përkushtimi ynë është  garantimi  në reformën në drejtësi, në sundimin ligjit dhe pashmangshëm në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Haxhiu.


MË SHUME NGA Lajme