Kurti takoi Spiropalin, diskutojnë për një bashkëpunim më të fuqishëm
BKT
Lajme

Kurti takoi Spiropalin, diskutojnë për një bashkëpunim më të fuqishëm

N.M. /RTKlive

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar sot kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Kosovë që nga marrja e detyrës së re së fundmi.

Kurti, në një postim në Facbook, tha se në këtë takim u diskutuan mbi një bashkëpunim më të gjerë dhe më të fuqishëm, ndërmjet dy kuvendeve tona.

“Mbështetja e Shqipërisë është përherë e nevojshme dhe e rëndësishme për Republikën e Kosovës, e sidomos kur kjo ndërlidhet me proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ku Shqipëria është një zë i fuqishëm krah interesave të vendit tonë. Trashëgimia e bashkëpunimit tonë është produktive dhe me rezultate pozitive, përkrahja e ndërsjellë dhe zhvillimi i përbashkët, për më shumë prosperitet dhe në të mirë të qytetarëve tanë””, shkruan Kurti në Facebook.

 


MË SHUME NGA Lajme