Spiropali takoi gratë deputete dhe grupet parlamentare
BKT
Lajme

Spiropali takoi gratë deputete dhe grupet parlamentare

E.Hoti | RTKlive

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj zyrtare në Prishtinë, u takua sot me përfaqësuese të grave deputete dhe grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë takimit Spiropali diskutoi me deputetet e Kosovës mbi sfidat e përbashkëta të  dy vendeve, si dhe mbi fuqizimin ekonomik, politik e shoqëror të grave, si faktor i zhvillimit, demokratizimit dhe progresit të shoqërive tona.

"Me përfaqësuese të grave deputete dhe grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës, duke diskutuar mbi sfidat e përbashkëta të vendeve tona, si dhe mbi fuqizimin ekonomik, politik e shoqëror të grave, si faktor i zhvillimit, demokratizimit dhe progresit të shoqërive tona", ka shkruar ajo në 'Facebook'.


MË SHUME NGA Lajme