12:51 / 12.09.2024
Aktorja Arta Muçaj, drejtore e Teatrit “Dodona”
Sh.Gashi. /RTKlive
Aktorja e njohur Arta Muçaj ka marrë pozitën e drejtorës së teatrit “Dodona”.
Këtë e ka bërë të ditur Sibel Halimi, drejtore për Kulturë në Komunën e Prishtinës
“Arta Muçaj studioi në Akademinë e Arteve në Tiranë, në degën Artet Skenike, ku edhe diplomoi në vitin 1997 me titullin Aktore. Në Teatrin Kombëtar të Tiranës si dhe atë Kosovës Arta ka qenë e angazhuar në shumë projekte teatrore regjionale dhe ndërkombëtare. Arta ka shumë çmime si aktorja më e mirë në shfaqje të ndryshme duke na përfaqësuar me dinjitet brenda e jashtë vendit. Artë, punë të mbarë në rrugëtimin tënd të ri!”. ka shkruar ajo ndër të tjera.























