Dyshohet për kanosje, IPK rekomandon suspendimin e zyrtares policore
E. Hoti / RTKlive
Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) i kanë rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin për një zyrtare policore në Prishtinë me dyshimin se e njëjta ka kryer veprën penale “kanosje”.
Sipas njoftimit, rekomandimi është bërë bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së në interes të hetimit të rastit.
“Informacionet e para lidhur me këtë rast hetuesit e IPK-së i kishin pranuar dje në orët e pasdites nga ankuesi fillimisht përmes telefonit.
Pas pranimit të informacioneve fillestare hetuesit e IPK-së kanë marrë një deklaratë nga ankuesi i cili ka përshkruar rrethanat e rastit:, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin kanë ndërmarrë disa veprime hetimore përderisa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.























