Vdes një punëtor në Prizren, ra nga kati i tretë i një ndërtese
BKT
Lajme

Vdes një punëtor në Prizren, ra nga kati i tretë i një ndërtese

F.S / RTKlive

Një punëtor 48-vjeçar ka vdekur sot pasi ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në Prizren, derisa ishte duke punuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi tha për RTKlive se viktima është dërguar për trajtim në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, por si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë.

“Sot me datë 13.09.2024, rreth orës 17:25 policia ka  marr informate se ne rrugën "Besim Shala" në Prizren një punëtor i një kompanie ndërtimi ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në ndërtim e sipër, derisa ka qenë në punë. Viktima është dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit, ku si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë. Viktima është J.K., mashkull, mosha 48 vjeçar nga Prizreni”, tha Shala.

Tutje tha ai se për rastin është  informuar prokurori i shtetit dhe të gjithë njësit përgjegjëse të cilat kanë dalur në vendngjarje dhe janë duke ekzaminuar vendin dhe duke mbledhur provat dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes.


MË SHUME NGA Lajme