FSK ka përfunduar ushtrimi fushor ’’Arrow Delta 01’’
BKT
Në Fokus

FSK ka përfunduar ushtrimi fushor ’’Arrow Delta 01’’

V. Thaçi / RTKlive

Ministria e Mbrojtjes njofton se në kuadër të ngritjes së kapaciteteve luftarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kompania e Shtabit (KSH) e Regjimentit të Tretë (R3K), të Këmbësorisë së Forcave Tokësore ka realizuar me sukses ushtrimin fushor’’Arrow Delta 01’’.

Sipas njoftimit qëllimi i ushtrimit kishte objektivë testimin e kapaciteteve të togut të rikonicionit dhe togut të mortajave në mbështetje të operacioneve mbrojtëse, si dhe testimin e kapaciteteve të liderëve kyç.

Tutje thuhet se Forca e Sigurisë së Kosovës, në kuadër të planit po ngrit kapacitetet operacionale, bazuar në praktikat dhe përvojat më të mira të vendeve partnere, të cilat po ndihmojnë FSK-në, me përvojat e tyre.


MË SHUME NGA Në Fokus