Nis dëshminë dëshmitari i mbrojtur në Hagë, është ish-ushtar i UÇK-së
BKT
Gjykata Speciale

Nis dëshminë dëshmitari i mbrojtur në Hagë, është ish-ushtar i UÇK-së

Sh.Ç/RTKlive

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka filluar dëshminë dëshmitari i 85-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin W04737 në procesin gjyqësor ndaj ish-krerërve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar është duke dëshmuar me masa mbrojtëse dhe sipas përmbledhjes së lexuar nga përfaqësuesi i ZPS-së, Matt Halling, ai është ish-anëtar i UÇK-së.

“Dëshmitari 04737 është një ish-anëtar i UÇK-së nga Zona Operative e Pashtrikut. Ai do të jep dëshmi lidhur me veprimtaritë gjatë luftës dhe strukturës së komandës në këtë brigadë”, tha Halling.

Pas kësaj, pyetjet për dëshmitarin i ka filluar në seancë private prokurori Halling dhe sipas kryetarit të trupit gjykues, pyetjet e tij pritet të zgjasin rreth dy-tri orë.

Kryegjyqtari ka theksuar se për ekipet e mbrojtjes së të akuzuarve janë paraparë rreth gjashtë orë e gjysmë për kundërpyetjet e tyre.

Gjithashtu sallën e gjyqit u përmend që ky dëshmitar pritet që të dëshmojë një apo deri në dy ditë. Përpara se të fillojë dëshminë ky dëshmitar, seanca kaloi në sesion privat për publikun.


MË SHUME NGA Gjykata Speciale