Kukaj kritikon qasjen e Kurtit ndaj çështjeve të grave në Kosovë
BKT
Lajme

Kukaj kritikon qasjen e Kurtit ndaj çështjeve të grave në Kosovë

Sh.Ç/RTKlive

Kryetarja e Aleancës së Gruas dhe anëtare e Kryesisë së AAK, Diellza Kukaj, ka ngritur zërin kundër qeverisë së Kryeministrit Kurti, duke theuar mungesën e veprimeve konkrete për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e grave në Kosovë.

Kukaj vuri në dukje problemet në tregun e punës, ku gratë janë një nga grupet më të diskriminuara. Vetëm 18% e tyre janë aktive në tregun e punës, ndërsaa tjetër mbetet e margjinalizuar dhe e përjashtuar nga mundësitë ekonomike.

"Shkalla e papunësisë është alarmante, dhe nuk ka përpjekje të mjaftueshme për të krijuar politika që nxisin pjesëmarrjen e grave", ka theksuar Kukaj.

Ajo në Facebook ka shkruar se mbi 65% e tregut joformal përbëhet nga gratë, të cilat përballen me shkelje të të drejtave të punës dhe paga të ulëta.

Kukaj ka ngrit shqetësime të mëdha për mbrojtjen e grave nga dhuna, duke treguar se në katër vitet e fundit të qeverisjes së Kurtit janë vrarë mbi 20 gra.

"Këto gra, të pambrojtura nga sistemi, u vranë nga partnerët apo familjarët e tyre. Qeveria nuk ka ndërmarrë masa të forta për të ndalur këtë dhunë sistematike", ka thënë ajo.

Duke kritikuar përfaqësimin e grave në politikë, ajo ka theksuar se sa prej tyre trajtojnë realisht çështjet e grave në mënyrë efektive.

"Ajo që mungon është një përkushtim real për t'i bërë gratë të ndihen të sigurta, të barabarta dhe me mundësi të vërteta për përparim", është shprehur ajo.

Për Kukaj, pabarazia gjinore në Kosovë është e rrënjosur thellë dhe kërkon më shumë se fjalë për t'u zhbërë.


MË SHUME NGA Lajme