Edhe sot vazhdon dëshminë dëshmitari i 85-të në rastin ndaj ish-krerëve UÇK
Sh.Ç/RTKlive
(E plotësuar) Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe sot po vazhdon dëshminë në sesion privat, dëshmitari i 85-të i Prokurorisë, i cili mban kodin W04737 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Dëshmitari është me masa mbrojtëse dhe është duke u marrë në pyetje nga trupi gjykues i përfaqësuar nga gjyqtari Christoph Barthe.
Dëshmia e këtij dëshmitari filloi të hënën dhe sipas përmbledhjes së Prokurorisë, ai është ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Pashtrikut.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Sipas kalendarit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, kurse të hënën dhe të martën ka dëshmuar në sesion privat, dëshmitari i 85-të i Prokurorisë.
Ky dëshmitar ishte me masa mbrojtëse dhe kodi i tij në këtë proces gjyqësor është W04737.























