15:33 / 18.09.2024
Rohde njofton për pritjen e përfaqësuesve të parlamentit gjerman
M.P. / RTKlive
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka njoftuar për pritjen e përfaqësuesve të Parlamentit gjerman në Kosovë.
Ai ka shkruar në X se anëtarët e Komisionit për Punë dhe Çështje Sociale kanë vizituar Prishtinën, teksa ka thënë se janë realizuar diskutime të frytshme.
“Është gjithmonë kënaqësi të mirëpritësh përfaqësuesit e Parlamentit gjerman në Kosovë. Këtë herë Komisioni për Punë dhe Çështje Sociale bëri një vizitë në Prishtinë dhe pati shumë diskutime të frytshme, duke përfshirë edhe me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe me Sindikatat e Pavarura”, ka shkruar ai në X.
























