15:46 / 18.09.2024
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese
M.P. / RTKlive
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadori Aivo Orav është takuar me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka – Nimani.
Ambasadori Orav ka potencuar rëndësinë e pavarësisë së kësaj gjykate.
“Pata një diskutim të angazhuar me Gresa Caka-Nimani, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, për rolin jetik të gjykatës në mbrojtjen e të drejtave dhe parimeve themelore. Duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së institucionit, vura re se sundimi i ligjit është thelbësor për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar ai në X.
Orav është sapo emëruar në krye të zyrës së Bashkimit Evropian. Deri më tani në këtë pozitë ka qenë Tomas Szunyog.
























