Ish-korrospodentët flasin me nostalgji në 25-vjetorin e RTK-së
BKT
Lajme

Ish-korrospodentët flasin me nostalgji në 25-vjetorin e RTK-së

K. Kasumi dhe Sh. Gashi / RTKlive

Sot shënohet 25-vjetori i themelimit të RTK-së. Në këtë ditë transmetuesi publik ka përgatitur program special, ku do të rikthejë disa nga emisionet më ikonike dhe figurat e ekranit që kanë formuar dhe zhvilluar kulturën mediatike të Kosovës.

Mark Paloka, gazetar, njëri nga zërat e komunave, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Prizreni për emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, fillimisht uroi për 25 vjetorin e televizionit dhe tha se programi i mëngjesit dhe tërë stafi i tij është i mrekullueshëm dhe një dritare informimi e argëtimi për të gjithë shikuesit.

Ai tutje me nostalgji e kujtoi  lajmin e parë për programin e mëngjesit. “Lajmin e parë e kam pasur nga KFOR-i, kur gjenerali gjerman Klaus Reinhardt kishte një vizitë në komunë dhe takim me kryetarin e atëhershëm të Prizrenit, Eqrem Kryeziu”, tha Paloka.

 
“Nga raportimet në RTK mbaj në mend një rast shumë të rendë që e kam raportuar, ishte rasti i maturantëve të Malishevës ka qenë rast shumë i rëndë të cilin më është dashur drejtpërdrejtë ta raportoja dhe mbaj në mend që disa herë gjatë raportimit më është shtjerr zani dhe nuk mund të flisja nga emocionet. Në atë rast mendoja se sa më e lehtë është që të jesh gazetar që shkruan dhe jo që të duhesh të raportosh drejtpërdrejtë nga vendi i ngjarjes”, tha Reshat Sahitaj, gazetar.


MË SHUME NGA Lajme