OSBE uron përvjetorin e themelimit të RTK-së
BKT
Lajme

OSBE uron përvjetorin e themelimit të RTK-së

A.B|RTKlive

Misioni i OSBE-së në Kosovë, ka uruar përvjetorin e themelimit të RTK-së.

“Gëzuar ditëlindjen RTK!. Si transmetues publik ju luani një rol thelbësor si në informimin ashtu edhe në edukimin e publikut. Në një kohë kur media në mbarë botën po përballet me sfida në luftimin e lajmeve të rreme dhe dezinformimit, ruajtja e standardeve profesionale mbetet kritike’, thuhet në urimin e Misionit të OSBE-së në Kosovë të publikuar në “Facebook”.

Radio Televizioni i Kosovës (RTK) sot shënon 25-vjetorin e themelimit. RTK-ja është një nga institucionet më të rëndësishme, jo vetëm në aspektin medial, por edhe në atë të integrimit të komuniteteve brenda vendit.

Më 19 shtator 1999, RTK-ja filloi transmetimin e një shërbimi televiziv analog satelitor me kohëzgjatje prej dy orësh. Në nëntor të vitit 2000, Radio Televizioni i Kosovës zgjeron programin e tij dhe e rrit në katër orë në ditë.


MË SHUME NGA Lajme