Von der Leyen takon liderët: Të gjashtë shtetet i përkasin Evropës
E. Hoti / RTKlive
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, pas drekës së punës që shtroi për liderët e Ballkanit Perëndimor, tha se gjashtë vendet i përkasin Evropës.
Ajo ka ndarë një video nga pritja që i ka bërë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, atij të Shqipërisë, Edi Rama, të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, të Malit të Zi, Milojke Spajiq, kryetares së Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, si dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Sot prita liderët e gjashtë partnerëve të Ballkanit Perëndimor.Të gjashtë vendet i përkasin Evropës. Kjo është ajo që ne po punojmë. Paralelisht, ne po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me tonat me Planin tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, ka shkruar ajo në platformën X.
























