Morrison: Kemi krijuar një stacion televiziv që e donin të gjithë (VIDEO)
BKT
Lajme

Morrison: Kemi krijuar një stacion televiziv që e donin të gjithë (VIDEO)

Medina Pasoma / RTKlive

“Jam shumë i kënaqur që kemi krijuar një stacion televiziv që të gjithë e donin, një lloj transmetuesi që është shërbim publik për të gjitha komunitetet në Kosovë”, ka thënë drejtori i parë i produksionit të RTK-së, Patrick Morrison në 25-vjetorin e themelimit të transmetuesit publik.

“Kur u vendosëm në Prishtinë, që në natën e parë ka pasur disa vendorë që ishin përjashtuar nga televizioni për më shumë se 10 vjet më parë, erdhën dhe ofruan ndihmën e tyre”, tha Morrison, duke shprehur mirënjohje për ta.

Marrison ndau kujtimet e tij për fillet e RTK-së, duke thënë se ishin gjithsej 20 punëtorë, 9 nga ta të huaj dhe të gjithë punonin për të funksionalizuar transmetimin.

“Filluam transmetimin, shkoj shumë mirë, arritëm të komunikonim informata nga KFOR, OKB, UNMIK-u. Fituam ndihmën e komunitet serb në Graçanicë dhe Mitrovicë. Një pjesë e madhe e publikut mund të mos kishte lindur ende. Ishte shumë ftohtë, dyqanet ishin të mbyllura, sjellnim gjëra nga shtëpia në mënyrë që të funksiononte gjithçka”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme