Vuniqi: Jam i lumtur që RTK e ka rikthyer Champions-in
F.B/RTKLive
Ish-redaktori i sportit në RTK, Blerim Vuniqi tashmë i pensionuar, në 25 vjetorin e themelimit të RTK-së, ka thënë se është i lumtur që televizioni publik sot po e feston 25 vjetorin e themelimit.
Ai me disa fjalë ka përshkruar punën që ka bërë në televizionin publik.
“Punën që e do edhe ja arrin. Nuk ka qenë i rëndësishëm orari i punës. Më orë të tera kam punuar për shkak të ngjarjeve sportive, kështu që edhe kolegët e mia e kanë ndjek këtë rrugë”, ka thënë Vuniqi.
“RTK ka arrit të jetë kompakt në përcjellje të ngjarjeve sportive”, ka pohuar ai.
Ai thotë se ndihet i lumtur që në RTK tashmë është rikthyer liga më e madhe në Evropë, Liga e Kampionëve.
“Ka pasur ngjarje të shumta dhe tani më vjen mirë që RTK e ka Ligën e Kampionëve”, tha Vuniqi.
“Aty edhe i takon të jetë. Televizioni publik është dashur ta ketë këtë ligë. Tash ka ardhur gjithçka në vendin e vet dhe tash RTK e ka Ligën e Kampionëve”, ka pohuar Vuniqi.























