Ikona e lajmeve Mustafë Muçaj rikthehet në ekran, në 25-vjetorin e RTK-së
BKT
Lajme

Ikona e lajmeve Mustafë Muçaj rikthehet në ekran, në 25-vjetorin e RTK-së

G.K/RTKlive

Ikona televizive e RTK-së, Mustafë Muçaj, i është rikthyer ekranit, për nder të 25-vjetorit të Radio Televizionit të Kosovës.

Muçaj, së bashku me Alketa Gashi Fazliun moderuan edicionin qëndror të lajmeve. Duke folur për emocionet e tij në fillimet e karrierës, tha se është me fat që ka qenë pjesë e televizionit ndër vite.

Mbaj mend për herë të parë në Televizionin e Prishtinës pikërisht në këtë studio kam dhënë lajmet. E pas luftës me erdhi thirrja të vijë dhe t’i bashkëngjitem stafit që donte të ndërtonte një televizion tani RTK, dhe kam ardhë kam hyrë në audicion nga e para. Kur erdha më thanë këtu është mikrofoni, kjo është kamera, e ke tekstin dhe lexo si nga fillimi. Ishte një fillim shumë entuziast.

Muçaj përshëndeti të gjithë kolegët edhe nga Televizioni i Prishtinës, dhe uroi RTK-në në këtë përvjetor.

"Shpresoj që Radio Televizioni të konsolidohet dhe të vazhdojë punën në këtë 25 vjetor, gjitha të mirat televizionit, të gjitha të mirat Kosovës”, tha Muçaj.


MË SHUME NGA Lajme