Vetëm për një ditë kthehet emisioni `Ngjyra jete` me Sylejman Shaqirin
G.K/RTKlive
Në 25-vjetorin e themelimit të RTK-së, Sylejman Shaqiri sjell një “remake” të këtij emisioni, duke risjellë në studio edhe mysafirët e dikurshëm.
Pas shumë vitesh gazetari, dikur drejtor i përgjithshëm i RTK-së, Sylejman Shaqiri, është rikthyer në ekran për nder të përvjetorit të Radio Televizionit të Kosovës duke risjell emisionin 'Ngjyra jete', i cili ka nisur së transmetuari në korrik të viti 2001 e ku për vite me radhë janë trajtuar tema të ndryshme sociale.
Tema e cila u trajtua ishte rreth shëndetit mendor të fëmijëve, dhe të ftuar ishin dy nga mysafirët e dikurshëm me të cilët 20 vite më parë u trajtua po kjo temë, dr.Agim Selimi-psikiatwr dhe dr.Aliriza Arenliu-psikolog.
Asokohe të ftuar në emision ishte edhe dr.Ismet Abdullahu, tashmë i ndjerë.
Mes tjerash u rikthyen edhe disa sekuenca nga emisioni i dikurshëm që fliste çrregullimet mendore të fëmijëve, faktorët social e rëndësisë së shëndetit mendor.
Duke folur për këtë çështje, të ftuarit thanë se për këto njëzet vite, shumë rrethana kanë ndryshuar.
Një nga problemet aktuale te fëmijët e ditëve të sotme është eksozimi i hershëm ndaj teknologjisë, telefonëve, tabletëve e internetit.























