Luiza Gega triumfon në Maratonën ‘Prishtina 2024’, thyen rekord kombëtar
F.Bytyqi/RTKLive
(E plotësuar, 11:48) Atletja nga Shqipëria, Luiza Gega, ka triumfuar në konkurrencën e femrave.
Garuesja shqiptare shtegun e kalojë për kohën 2 orë e 35 e 07 të qindta duke kthyer rekord kombëtar.
Gega për herë të parë ishte pjesë e këtij eventi të madh që zhvillohet në Kosovë dhe qysh në pjesëmarrjen e parë ajo triumfojë duke shfaqur performancë të lartë dhe duke mposhtur garues nga Kenia.
Keniani Kimaiyo triumfon në Maratonën ‘Prishtina 2024’.
(E plotësuar, 11:34) Garuesi nga Kenia Shedrack Kiptoo Kimaiyo është fitues Maratonës ‘Prishtina 2024’.
Në një garë interesante Kimaiyo i ari arrti në cak për kohën 2 orë e 25 minuta e kalojë shtegun prej 42 km.
I dyti në cak arriti bashkëkombësi i tij, Laban Cheruiyot.
Keniani Rono fitues i gjysmëmaratonës 21 km
(E plotësuar, 10:36) Garuesi nga Kenia Kennedy Kipkemoi Rono është fitues i gjysmëmaratonës 21 km që po mbahet në Prishtinë.
Një nga ngjarjet më të mëdha sportive është duke u zhvilluar në kryeqytetin e Kosovës.
Keniani Rono e kalojë shtegun për kohën 1.04 minuta duke triumfuar në garë joshëse.
I dyti në cak arriti garuesi Bethwel Kiprono Chemweno për kohën 1.05:1.
Kusari përfundon shtegun 10 km, kritikon organizatorët
(E plotësuar, 10:30)Deputetja e Kosovës, Mimoza Kusari sërish ishte pjesë e Maratonës ‘Prishtina 2024’, duke e përfunduar shtegun prej 10 km.
Kusari në një prononcim për RTK, ka kritikuar organizatorët e kësaj ngjarje sportive.
“Nga koha kur ka filluar ky aktivitet sportiv unë jam pjesë e Maratonës, por ky aktivitet, ka rënie të garuesve. Kësaj radhe kalova shtegun prej 10 km, por duhet një organizim shumë më i mirë”, ka thënë ajo.
“Ju i keni parë maratonat ndërkombëtare ku mbyllen qytetet, por pa ndodh një ndryshim i mirëfillte nga organizatorët, nuk do të mund të arrihet ajo që ne e duam. Ky organizim duhet të jetë thirrja e fundit për organizatorët për vitin e ardhshëm të jetë një organizim më i mirë”, ka pohuar deputetja Kusari.
Ka startuar Maratona ‘Prishtina 2024’, drejtpërdrejt RTK
Ka startuar ngjarja më e madhe sportive në vendin tonë, Maratona ‘Prishtina 2024’, event ky që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Maratona ‘Prishtina 2024’ po mbahet nën organizimin e Federatës Atletike të Kosovës me moton ‘Vrapo pa kufi’.
Drejtuesit e Federatës, këshillit organizativ dhe komunës së Prishtinës, më kohë kanë kryer të gjitha përgatitjet e duhura për këtë ngjarje sportive që kalon kufijtë.
Mbi 500 atletë nga e mbarë bota, kanë nisur garën në disiplinën 2 kilometërshe, 5 km, edhe 10, 21 dhe 42 kilometra.
Risi e kësaj Maratona ‘Prishtina 2024’ është edhe pjesëmarrja e kampiones së Evropës në 3000 metra me pengesa, Luiza Gega, e cila po vrapon në disiplinën 42 kilometra.























