Betcheva: RTK pjesë e afërt e familjes së EBU-së
BKT
Lajme

Betcheva: RTK pjesë e afërt e familjes së EBU-së

Intervistoi: Gentiana Begolli-Pustina| RTK

25 vjet më parë, EBU krijoi RTK-në nën mandatin e OKB-së dhe OSBE-së, dhe që nga ajo kohë ka vazhduar ta ndihmojë RTK-në.

Udhëheqësja e lartë e EBU-së për Evropën Qendrore dhe Lindore, Radka Betcheva, duke uruar për 25-vjetorin e themelimit, tha se RTK është gjithmonë në radarët e EBU-së, duke qenë e përfshirë në të gjitha projektet dhe iniciativat e saj. Betcheva vlerësoi se hapja e kanalit në gjuhën serbe, zhvillimi i strategjisë së RTK-së dhe orientimi i shpejtë drejt transformimit digjital janë arritje të mëdha të Radiotelevizionit të Kosovës.

Ajo theksoi se RTK-së i nevojitet mbështetje nga audienca dhe vendimmarrësit, pavarësia e plotë institucionale dhe auditoriale, si dhe financimi i qëndrueshëm dhe objektet e duhura.

Intervista e plotë:

RTK: Ndërsa festojmë 25 vjetorin e themelimit të Radio Televizionit të Kosovës, ne njohim rolin thelbësor që EBU ka luajtur jo vetëm në themelimin e tij, por edhe në rritjen, zhvillimin dhe zgjerimin e RTK-së. A do të pajtoheshit se ky përvjetor është gjithashtu një moment i rëndësishëm për EBU-n, duke marrë parasysh mbështetjen tuaj të gjatë?

Betcheva: Sigurisht që po, është një arritje e madhe për zhvillimin e RTK-së,  EBU ka ndihmuar dhe përkrahur RTK-në për gjithë këto vite. RTK ka përfituar nga shumë projekte e iniciativa e këmbimit të iniciuara nga EBU. Tash së voni RTK-ja ka filluar me strategjinë e vet me ndihmën e EBU-së. Po ashtu RTK-ja ka pasur dobinë e një projekti të madh për vite me radhë me financim prej tre milionë euro nga Komisionit Evropian. Pra RTK-ja gjithmonë a qenë në anën përfituese e përkrahjes, ndihmës sonë dhe ne kemi qenë burim i madh i njohurive dhe përvojave dhe këmbimeve tona. Parimi jonë udhëzues është solidariteti, pra nëse njëri anëtar ka sukses, është sukses për të gjithë anëtarët dhe normalisht kur ka sfida njëri anëtar, secili anëtar përpiqet të ndihmojë. Absolutisht se kjo arritje, ky shënim për RTK-në, po ashtu është në pikë kritike të zhvillimit të EBU-së.

RTK: Gjatë 25 viteve të fundit, EBU ka qenë një partner vendimtar në zhvillimin e RTK-së, duke kontribuar në një sërë projektesh kyçe që kanë përmirësuar ndjeshëm profesionalizmin e RTK-së. A mund të ndani me ne ndonjë projekt të ardhshëm që EBU ka planifikuar për të mbështetur më tej RTK-në, veçanërisht duke marrë parasysh statusin e tij si transmetuesi publik më i ri në Ballkanin Perëndimor?

Betcheva: RTK-ja gjithmonë është në radarin tonë, gjithmonë i përfshirë në projektet dhe iniciativat tona. Do të ketë shumë projekte, tashmë duke e marrë parasysh zhvillimin rapid të skemës mediale, do të ketë projekte për transformimin digjital dhe pastaj inteligjencën artificiale, angazhimin për audienca të reja, për gazetarinë hulumtuese dhe lidershipin në media. Sigurisht që RTK-ja do të jetë pjesë e këtyre iniciativave e projekteve.

RTK: Çfarë mesazhi dëshironi të ndani me audiencën e RTK-së në emër të EBU-së ndërsa shënojmë këtë përvjetor të rëndësishëm?

Betcheva: Me ju do të ndajë pikë së pari, audienca juaj duhet të dijë që jeni pjesa shumë e afër e familjes së EBU-së dhe ju keni kontribuar për në të gjitha projektet në frymën e solidaritetit që ekziston në këtë familje. Është tepër me rëndësi që shoqëria të ketë media dhe transmetues publik të pavarur e të lirë në aspektin e politikës redaktuese. Shoqërisë i duhen transmetues të fuqishëm e profesional, por edhe transmetuesit publik kanë nevojë për audiencën e tyre. Kështu që mesazhi për juve, për audiencën është që të vazhdohet kjo lidhje e ngushtë mes RTK-së, si transmetues publik dhe audiencës brenda shoqërisë, sepse RTK-së i duhet mbështetja e shoqërisë, gjithsesi se ka nevojë për përkrahjen e vendimmarrjes së poltikbërsve. RTK-së i duhet të ketë vërtet pavarësi të plotë institucionale e redaktuese, i duhet financimi dhe objektet e duhura.

 


MË SHUME NGA Lajme