Haxhiu dhe Orav flasin për rendësin e reformës në drejtësi
BKT
Foto: Ministria e Drejtësisë
Lajme

Haxhiu dhe Orav flasin për rendësin e reformës në drejtësi

V.Thaçi / RTKlive

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Republikën e Kosovës, Aivo Orav të cilit i uroi mirëseardhje dhe sukses në detyrën e re.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë gjatë këtij takimi, Haxhiu e ka njoftuar  Ambasadorin Orav për punën dhe arritjet e deritanishme në Ministrinë e Drejtësisë brenda mandatit, duke theksuar këtu reformën në drejtësi, luftimin e korrupsionit, adresimin e krimeve të luftës, parandalimin dhe adresimin e dhunës në familje dhe fuqizimin e Shërbimeve Sociale dhe Familjare si dhe ato të Profesioneve të Lira mes tjerash.

Në takim gjithashtu është diskutuar për rëndësinë e reformës në drejtësi dhe për  çështje të tjera në kuptim të bashkëpunimit në forcimin e rendit dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Në fund, ministrja Haxhiu ka falënderuar Ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë për gatishmërinë dhe vullnetin për bashkëpunim dhe mbështetje për Republikën e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme