Osmani: Bunjaku ra dëshmor për të dëshmuar se kufijtë janë të paprekshëm
BKT
Lajme

Osmani: Bunjaku ra dëshmor për të dëshmuar se kufijtë janë të paprekshëm

N.M. /RTKlive

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar njëvjetorin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Osmani, në një postim në Facebook, tha se rënia e Afrim Bunjakut tregon edhe njëherë se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm.

“Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm. Se liria nuk ka çmim. Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm! Sot e përgjithmonë!”, shkruan Osmani.


MË SHUME NGA Lajme