19:38 / 24.09.2024
Osmani: Gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik
G.K/RTKlive
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në takimin vjetor në New York të Clinton Global Initiative.
Në një postim në Facebook ajo ka thënë se gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi histori.
“Gratë në vijë të parë" ishte diskutimi i sotëm në takimin vjetor në New York të Clinton Global Initiative. Gratë e Kosovës kanë qenë gjithnjë në ballë të çdo procesi historik të Republikës—si në kohën e rezistencës, ashtu edhe në luftë, në shtetndërtim dhe në çdo proces vendimtar për të ardhmen tonë, ka shkruar presidentja.
























