Osmani takon presidentin e Mauritanisë, temë forcimi i pozitës së Kosovës
BKT
Lajme

Osmani takon presidentin e Mauritanisë, temë forcimi i pozitës së Kosovës

N.M. /RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Nju Jork, është takuar me presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani.

Osmani, në një postim në Facebook, ka thënë se me presidentin Ghazouani ka diskutuar edhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

 “Në New York e falënderova Presidentin e Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, për mbështetjen e patundur për Republikën e Kosovës. Bashkë, diskutuam rritjen e bashkëpunimit midis dy shteteve tona, si dhe forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës”, ka shkruar presidentja Osmani.


MË SHUME NGA Lajme