Çeku viziton ekspozitën “Spätwerk” të Dren Maliqit
BKT
Kulturë

Çeku viziton ekspozitën “Spätwerk” të Dren Maliqit

K.K. /RTKlive

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se ministri Hajrulla Çeku ka vizituar dje Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe ka parë ekspozitën “Spätwerk” të artistit Dren Maliqi.

Sipas njoftimit, ai u prit nga Maliqi dhe u.d. drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Kosovës, Alisa Gojani Berisha. Bashkë panë fotografitë, videot, pikturat e instalacionet, pjesë të ekspozitës që prezantojnë punën e artistit që nga viti 2003 deri në vitin 2023.

“Spätwerk” do të qëndrojë e hapur deri me 30 tetor 2024.


MË SHUME NGA Kulturë