19:38 / 26.09.2024
KFOR kryen patrullime me ushtrinë serbe përgjatë dy anëve të vijës kufitare
G.K/RTKlive
Ushtarët polakë të KFOR-it, të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje kryen një patrullë të sinkronizuar me Forcat e Armatosura Serbe përgjatë dy anëve të vijës kufitare, afër komunës së Podujevës.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Misioni i NATO-s në Kosovë, rithekson se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.























