Kurti: Lidhjet diplomatike dhe ekonomike me Greqinë kanë shënuar rritje
BKT
Lajme

Kurti: Lidhjet diplomatike dhe ekonomike me Greqinë kanë shënuar rritje

G.K/RTKlive

Kryeministri Albin Kurti ka takuar në Nju Jork homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis, me të cilin kanë diskutuar për forcimin e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve.

Në një postim në platformën “X”, Kurti e quajit këtë takim të mirë, dhe theksoi se marrëdhëniet Kosovë-Greqi kanë shënuar një rritje pozitive vitet e fundit.

“Takimi i mirë me kryeministrin grek sot. Diskutuam mënyrat për forcimin e lidhjeve diplomatike dhe ekonomike, të cilat kanë shënuar një rritje pozitive dhe të ndjeshme në tre vitet e gjysmë të fundit, veçanërisht duke u intensifikuar pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në janar të këtij viti. Gjithashtu folëm për zhvillimet në rajonin tonë dhe domosdoshmërinë dhe perspektivën e tij për integrime evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Kurti.Takimet e sotme në Nju Jork, kryeministri Kurti i vijoi me kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot Zamora. 

"Andorra e ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe aplikimin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Për këto dhe përkrahjen e vazhdueshme në procese integruese në organizata ndërkombëtare, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e shtetit dhe popullit të Kosovës, duke e vlerësuar si të rëndësishme vazhdimin e përkrahjes nga Andorra", thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në qendër të diskutimeve të këtij takimi bilateral në nivel kryeministrash, ishte potenciali i bashkëpunimit më të madh ekonomik dhe tregtar, sidomos në fushën e inovacionit ku vendi ynë ka shënuar një përparim të madh. 

 

 

 


 

 

 


MË SHUME NGA Lajme