07:39 / 27.09.2024
Mblidhet Komisioni Hetimor për procesin e blerjes së teksteve shkollore
RTKlive
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, do të mblidhet sot në ora 11:30.
Bëhet e ditur se në mbledhjen e këtij komisioni një nga temat e ditës është diskutim lidhur me dinamikën kohore të intervistimit të dëshmitarëve.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes të mbajtur më 18,22,23,24,25 dhe 26.7.2024;
3. Diskutim lidhur me dinamikën kohore të intervistimit të dëshmitarëve;
4. Të ndryshme.























