Osmani takohet me Blinkenin, e falënderon për mbështetjen e SHBA-së
BKT
Lajme

Osmani takohet me Blinkenin, e falënderon për mbështetjen e SHBA-së

Sh.Ç/RTKlive

(E plotësuar) Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Nju Jork është takuar me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Përmes një postimi në X, Osmani u shpreh se falënderoi Blinkenin, për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së.

“Gjithmonë është mirë të takohesh me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, përkrahës i palëkundur i popullit të Kosovës. Në pritjen liderëve në Nju Jork nga presidenti Joe Biden, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së”, ka shkruar Osmani.

Osmani në pritjen e Bidenit: Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me Zotërinë e Parë, Prindon Sadriu, kanë marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga Presidenti Biden dhe Zonja e Parë, Biden.

“Aleancë që qëndron në themelet e shtetit tonë! Faleminderit Presidentit Biden dhe Zonjës së Parë Dr. Biden për mikpritjen dhe bashkëbisedimin!”, ka shkruar presidentja Osmani.

Presidentja Osmani, po qëndron ne SHBA në kuadër javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.


MË SHUME NGA Lajme