16:06 / 27.09.2024
Policia asgjëson rreth 100 kilogramë drogë të llojit kanabis sativa
Islam Haxhiu/ RTK
Rreth 100 kilogramë drogë të llojit kanabis sativa janë hasur dhe asgjësuar nga Policia e Kosovës, në një lokacion malor në afërsi të Kliqines.
Sipas zëdhënësit të prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi vlerësohet se vlera e sasisë se gjetur është rreth 5 milionë euro.
Po ashtu dyshohet se një person është arrestuar mirëpo detaje me të hollësishme do të dihen pas konferencës për media e cila është paralajmëruar në ora 17.00
Në këto momente ekipet policore të antidrogës në prani të prokurorisë janë duke e asgjësuar drogën.

























