AGK-ja dënon gjuhën e FFK-së
BKT
Sport

AGK-ja dënon gjuhën e FFK-së

Uran Krasniqi / RTKLive

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës është e papranueshme gjuha e përdorur nga Federata e Futbollit të Kosovës në raport me portalin "Albanian Post".

Të dielën Federata e Futbollit të Kosovës ka paralajmëruar për veprime ligjore kundër gazetës "Albanian Post", pas debatit lidhur me menaxhimin e FFK-së, i hapur gjatë këtij muaji si rezultat i humbjes së Kosovës nga Rumania në Ligën e Kombeve. 
"Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një komunikatë të re, ku përdor gjuhë të papranueshme ndaj portalit Albanian Post, duke e lidhur atë me “struktura kriminale”.  AGK-ja e dënon këtë gjuhë të rrezikshme ndaj medies nga ana e organit më të lartë të futbollit në vend", ka theksuar AGK.  "AGK-ja e fton Federata e Futbollit e Kosovës - Football Federation of Kosova që në vend të sulmeve dhe gjuhës së rëndë, të adresojë raportimet në këtë dhe media të tjera për mënyrën e funksionimit të këtij institucioni të rëndësishëm".