Në Hagë dëshmuan dëshmitarët e përfshirë në rastin ndaj krerëve të UÇK-së
BKT
Lajme

Në Hagë dëshmuan dëshmitarët e përfshirë në rastin ndaj krerëve të UÇK-së

Elmina Osmani/RTK

Në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë vazhduar dëshminë dëshmitarët të cilët janë të përfshirë në rastin ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, me masa mbrojtëse ka dëshmuar, dëshmitari i 92-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar është marrë në pyetje nga prokurori Cezary Mihailzcuk, derisa sipas përmbledhjes që e lexoi, dëshmitari 92, në vitin 1998 ishte ndaluar e keqtrajtuar në një bazë të UÇK-së.

Pas këtij dëshmitari, para trupit gjykues në Speciale dha dëshminë, dëshmitari i 93-të i ZPS-së, Ahmet Rrahmanaj, në procesin gjyqësor ndaj krerëve të UÇK-së.

Fillimisht ai u mor në pyetje nga prokurori Matt Halling. Rrahmanaj, i cili gjatë luftës ishte anëtar i Policisë Ushtarake të UÇK-së në njësinë “Lumi”, foli për funksionimin e kësaj njësie.

Ai tha se gjatë asaj kohe kanë dhënë leje për armë për shkak që ato të mos keqpërdoren, derisa shtoi se disa persona të cilët i njeh, që sipas tij janë arrestuar, ndaluar e vrarë nga anëtarët e UÇK-së, ishin quajtur kolaboracionistë.

Rrahmanaj deklaroi se një person me emrin Fetah Rudi, i cili kishte qenë anëtar i LDK-së, ishte ndaluar nga UÇK.

Dëshmitari tha po ashtu se Ramiz Hoxha dhe Selman Ibishi janë arrestuar si persona të quajtur kolaboracionistë, të cilët më pas janë gjetur të vdekur.

Megjithatë, gjatë pyetjeve të mbrojtjes së viktimave, dëshmitari deklaroi se për rastet e kolaboracionistëve për të cilët foli më herët, vetëm kishte dëgjuar dhe nuk i kishte parë vetë, pasi sipas tij, ato kishin ndodhur kur ai ishte larguar nga Kosova.

Rrahmanaj  tha se Malisheva ishte vend i sigurt për serbët civilë, por jo edhe për forcat serbe, derisa shtoi se nuk është në dijeni për burra serbë të vrarë në Malishevë.

Më pas, ai u mor në pyetje edhe nga trupi gjykues, me theks të veçantë lidhur me një objekt që UÇK-ja kishte kërkuar ta merrte në shfrytëzim nga LDK e disa organizata të tjera të asaj kohe. Dëshmitari tha se UÇK nuk mund ta zhvillonte punën në atë objekt, pasi forcat serbe kishin hyrë në Malishevë.

Dëshmitari i 93-të pati edhe disa ankesa për mënyrën e trajtimit të dëshmitarëve nga Gjykata Speciale, por nuk u lejua të dëgjohej në publik dhe seanca kaloi në private. Me kaq edhe përfundoi dëshmia e tij.

Kryetari i trupit gjykues njoftoi se të martën do të mbahet një konferencë për ecurinë e çështjes në rastin ndaj krerëve të.


MË SHUME NGA Lajme