Sot mblidhen tri komisione parlamentare
BKT
Lajme

Sot mblidhen tri komisione parlamentare

B. H. | RTKlive

Tri Komisione parlamentare do të zhvillojnë sot mbledhjet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Nga ora 10:00 do të mblidhen dy komisione; ai për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, i cili do të shqyrtojë Projektligjin për regjistrin e pronarëve përfitues, si dhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, i cili do të shqyrtojë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Ndërkohë, në orën 11:00 është paraparë të mblidhet Komisioni për përzgjedhjen e Bordit të NP KOSTT, i cili e zhvillon procesin intervistues.


MË SHUME NGA Lajme