Sot nis ekspozita e Lala Meredith Vulës `Një udhëtim me babanë tim`
Sh.G. /RTKlive
Artistja britaniko-kosovare Lala Meredith Vula, sot në orën 17:00, në Hamamin e vjetër të Prishtinës, do të shënojë hapjen e një ekspozite të veprave të përzgjedhura nga seria “Bathers”.
Për të dhënë më shumë detaje për këtë ekspozitë në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, ishin të ftuar Lala Meredith Vulan artiste e fotografe dhe Gazmend Ejupi kurator.
“Kjo seri fotografish është shumë speciale për mua, sepse unë jam gjysmë shqiptare, pasi që babanë e kam nga Kosova, Rexhep Vula, që është arkitekt. Ishte një udhëtim që bëra me babanë tim dhe ai po ndante me mua dashurinë e tij për arkitekturën në vitet 1980 dhe 90. Bashkë, ne kemi vizituar edhe hamamin në Vushtrri, hamamin në Pejë dhe shumë çka tjetër. Ajo që kam përjetuar janë këto fotografi që shfaqen në ekspozitë”, tha Meredith Vula.
Kjo ekspozitë është kuruar nga Gazmend Ejupi, i cili tha që punimet e Lalës janë një dëshmi e historisë sonë.























