SBASHK: Punëtorët e arsimit në Viti të marrin që sot pagat e shtatorit
BKT
Lajme

SBASHK: Punëtorët e arsimit në Viti të marrin që sot pagat e shtatorit

M.P. / RTKlive

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë e Kulturë ka kërkuar procedimin e pagave të punonjësve të arsimit në Viti, të cilëve ende nuk u ka dalë paga e shtatorit.

“SBASHK iu gëzua lajmit se u krijua mundësia  për procedimin e pagave të punëtorëve të arsimit, por  informacionet flasin se kjo gjë nuk ndodhi  edhe për punëtorët e arsimit në komunën e Vitisë, të cilët padrejtësisht ende kanë mbetur pa pagën e muajit shtator.  SBASHK-u pa dashur të ndalet e të emëroj fajtorin i drejtohet  Ministrisë së Financave dhe institucioneve qendore e lokale që ta bashkëbisedojnë dhe të gjejnë zgjidhje të duhur në mënyrë që  punëtorët e arsimit në Viti të marrin që sot  pagat e shtatorit”, thuhet në komunikatën për media.

SBASHK-u ka premtuar mbështetje të angazhimeve të sindikatave lokale.

“Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj  me anëtarë të stafit qendor  në orët e pasdites do të shkojë në Viti dhe do të takohet me  anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar  për këtë komunë  për të debatuar për situatën e krijuar e për të marrë vendime për veprime konkrete”, njofton kjo sindikatë.


MË SHUME NGA Lajme