Osmani dhe Özdemir diskutuan për zhvillimet e fundit politike
BKT
Foto: Presidenca e Kosovës
Lajme

Osmani dhe Özdemir diskutuan për zhvillimet e fundit politike

V.Thaçi / RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë pune në Gjermani ka takuar ministrin gjerman të Bujqësisë, Cem Özdemir.

Prsidenca përmes një komunikate njofton se në takim me ministrin Özdemir, u diskutua për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë, bashkëpunimin dypalësh dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për nxitjen e marrëdhënieve të ngushta me Gjermaninë, duke njohur rolin jetik të shtetit gjerman si partner kyç në zhvillimin e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme