‘Reali favorit, shpresojmë se Zhegrova do të shënojë gol’
BKT
Sport

‘Reali favorit, shpresojmë se Zhegrova do të shënojë gol’

F.B/RTKLive

Trajneri i njohur kosovar Rafet Prekazi në emisionin e Ligës së Kampionëve në Radio Televizionin e Kosovës, ka folur për ndeshjen Lille-Real Madrid.

Skuadra franceze në të cilën militon ylli kosovar Edon Zhegrova do të sfidojë kampionët në fuqi të Evropës, në kuadër të xhiros së dytë të elitës së futbollit evropian.

Prekazi thotë se Lille është skuadër ofensive, por sipas tij, mbetet të shihet se sa Lille do të mund të aplikojë të njëjtën lojë edhe ndaj Real Madridit.

“Lille është skuadër ofansiv, por a mundet kundër Realit të bëjë këtë lojë? Qysh ka me luajt, kur Zhegrova është në super formë, por a munden kundër Realit? Të shohim se çfarë kanë përgatitur”, ka thënë Prekazi.

Zenuni: Reali favori, shpresoj se Zhegrova do të shënon gol

Ndërkohë, Blerim Zenunin, njohës i futbollit mendon se Reali është favorit, por sipas tij, Lille është e motivuar pasi luan kundër një skuadre të madhe siç është Real Madridi.

Ai shpreson se sulmuesi kosovar i Lillës, Edon Zhegrova do t’i shënon gol skuadrës spanjolle.

“Është ndeshja e parë që Lille luan ndaj Realit. Kur luan ndaj Realit ke motiv më të madh sepse është 'mbreti', por hera e parë është edhe me motivuse. Edhe për Zhegrovën është gjithashtu sepse gjithnjë ka thënë se dëshiron të luajë ndaj Barcelonës dhe kështu do ta fitosh vëmendjen pra nëse shënon një gol ose dy”, ka thënë Zenuni.

“Reali mbetet favorit. E kemi parë edhe finalen, ku Dortmund dominoi fillimisht por Reali pastaj e gjeti formulën. Për Lillen padyshim ky do të jetë testi më i vështirë”, ka pohuar Zenuni.

Endrina Krasniqi: Jam krenar që kam shënuar golin e parë në fanellën e Dinamo Zagrebit

Ndërkaq, futbollistja kosovare e Dinamo Zagrebit, Endrina Krasniqi për RTK, ka thënë se është e lumtur që dje i ka shënuar golin e parë në fanellën e gjigantit kroat.

Ajo shpreson se Edon Zhegrova sonte do t’i shënon gol Real Madridit.  

“Eurogoli fantastik në ditën e djeshme? Faleminderit Radio Televizionit të Kosovës (RTK) që gjithmonë na qëndron prapa. Realisht kam shutuar për të shënuar gol, por normal nuk e kam menduar aq mirë. Jam krenare që shënova golin e parë në fanellën e Dinamo Zagrebit dhe uroj që të mos kemi të ndalur”, ka thënë Krasniqi.

“Unë i dua shqiptarët dhe sonte shpresojë se Edon Zhegova do të shënojë gol”, ka theksuar ajo.

Ndeshja Lille-Real Madridi fillon në orën 21:00 dhe transmetohet drejtpërdrejt në RTK.