11:17 / 03.10.2024
Zeqiri dënon sulmin ndaj pronës së ish-kryetarit të Zubin Potokut
A.B|RTKlive
Kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj pronës së ish-kryetarit të komunës së Zubin Potokut.
“Dënoj fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj pronës së ish-kryetarit të komunës së Zubin Potokut dhe apeloj te organet e rendit që sulmuesit ti kapin dhe t’i qesin para drejtësisë, sulmet e ngjashme të cilat po ndodhin kundër jetës dhe pronave të qytetarëve janë të pa pranueshme dhe nuk do të na ndalin në punën dhe angazhimet tona për rehati dhe rend dhe ligj”, ka shkruar ai në ‘Facebook".























