20:24 / 04.10.2024
Osmani pas përmbytjeve në Bosnje: Qëndrojmë krah jush
E. Hoti / RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme ta ndihmojë Bosnjën dhe Hercegovinën në çdo mënyrë që munden pas përmbytjeve..
Në një postim në platformën “X”, Osmani ka thënë populli i Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në këto kohë të vështira.
“ Zemrat tona janë me familjet në Bosnje dhe Hercegovinë që janë të pikëlluar për humbjen e njerëzve të dashur pas përmbytjeve shkatërruese. Populli i Republikës së Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në këto kohë të vështira dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme”, ka shkruar Osmani në 'X"
























