Dy të lënduar pas përleshjes në Prishtinë
BKT
Lajme

Dy të lënduar pas përleshjes në Prishtinë

M.P. / RTKLive

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një përleshje në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Lidhur me këtë rast deri tani janë shoqëruar në stacion policor katër persona (një nga ta në cilësinë e dëshmitarit)”, ka konfirmuar Ahmeti.

Ndërkaq RTK ka siguruar pamjet e ngjarjes, e cila ka ndodhur pranë një dyqani me gjësende për fëmijë.


MË SHUME NGA Lajme