Dita Botërore e Mësuesit shënohet me përgjegjësinë e misionit
BKT
Lajme

Dita Botërore e Mësuesit shënohet me përgjegjësinë e misionit

M.P. / RTKlive

Sot është Dita Botërore e Mësuesit, e cila që nga viti 1994 me iniciativën e UNESCO-s, është shndërruar në traditë të vlerësimit të misionit të tyre.

Dy të ftuarat në “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së, kanë potencuar rëndësinë e mësimdhënies karshi formësimit personal të fëmijëve.

“Menjëherë pas familjes është shkolla ajo që ka ndikim në jetën e fëmijëve. Nëse baza e secilit fëmijë është e fortë, atëherë nuk do të ketë dyshim që gjithçka që do të ndërtohet mbi të do të jetë e sigurte. Nëse baza merret nga një mësues me përvojë shumëvjeçare në fushën e arsimit, ata do ta kenë gjithçka më të lehtë dhe do të ndërtohet shkallë - shkallë”, ka thënë Valjeta Zeqiri Rakovica, mësuese.

Bashkëpunimi ndërkolegial dhe sukseset e gjeneratave janë çelësi që e lehtësojnë rrugëtimin e mësimdhënies, sipas Arbenita Hasani, pedagoge.

“Profesioni i mësuesit është mision i shenjtë, për shkak se kemi të bëjmë me nxënës që kanë besim të madh kur na shohin përballë”, ka thënë Hasani.


MË SHUME NGA Lajme