10:00 / 06.10.2024
VV-ja vazhdon edhe sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm
Lëvizjes Vetëvendosje vazhdon edhe sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.
Ajo nisi nga ora 10:30 dhe zgjat deri në 20:30. Ngjarja po zhvillohet në Hotel “Emerald”, Prishtinë.
Rritja ekonomike, koalicioni zgjedhor me Guxo e Alternativën e deri te thirrjet ndërkombëtare për pozicionin e tyre karshi Serbisë kanë qenë pjesë e fjalimit të kryeministrit Albin Kurti, gjatë Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjitashtu, Kurti në këtë mbledhje tha se regjimi i Aleksandër Vuçiqit po e keqpërdor situatën, duke sjellë artileri brenda rripit prej 5 kilometrave afër kufirit Kosovë-Serbi.























