11:02 / 06.10.2024
Ngacmim në mes të meshkujve në veri të Mitrovicës
M.P. / RTKlive
Një rast i ngacmimit në mes dy të meshkujve ka ndodhur në veri të Mitrovicës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës viktima është ngacmuar vazhdimisht nga i dyshuari.
“Sipas viktimës, i dyshuari e kishte ngacmuar atë kur ishte në punë zyrtare, jashtë punës dhe gjatë kohës së lirë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.























