Kurti: Investimet e bëra po ia kthejnë shkëlqimin e dikurshëm Janjevës
Visar Shatrolli /RTK
Në Janjevë është bërë hapja e panairit me produkte tradicionale. “Mirëserdhët në Janjevë”, kështu është quajtur ky panair në të cilën prodhuesit të këtij vendi kanë ekspozuar produktet e tyre.
Në hapjen e tij ka marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka thënë se nëpërmjet investimeve të realizuar te kësaj qyteze po i kthehet shkëlqimi i dikurshëm e bashkë me të edhe zhvillimi i këtij vendbanimi.
Kurti në panairin e Janjevës, “Mirëserdhët në Janjevë”, që i kushtohet trashëgimisë kulturore dhe ringjalljes ekonomike tha se qeveria e vendit po investon përmes tri ministrive në Janjevë.
"Ministria e Kulturës në restaurimin e rifunksionalizimin e 14 shtëpive tradicionale, përmirësimin e infrastrukturës dhe kapaciteteve njerëzore për turizëm dhe mnenaxhim; Ministria e Zhvillimit Rajonal, në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në zonën e vjetër të qytezës; Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, në shtrirjen e ujësjellësit në qytet”, ka thënë ai.


























