Bajrami: Rritja e pensioneve 20% e pamjaftueshme, rritja e inflacionit 22%
BKT
Lajme

Bajrami: Rritja e pensioneve 20% e pamjaftueshme, rritja e inflacionit 22%

N.M. /RTKlive

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherësh ish-ministre e Financave, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritje të pensioneve për 20 për qind.

Bajrami, në një postim në Facebook, shkruan se rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate elektorale, ‘është tentativë me ble vota, është skemë e korrupsionit publik”.

“Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t'i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi sepse atëherë nuk kishte zgjedhje”, shkruan Bajrami në Facebook

Sipas saj, rritja e pensioneve sot 20%, nuk është e mjaftueshme sepse vetëm norma e inflacionit që ka ndodhë gjatë qeverisë Kurti është 22%.


MË SHUME NGA Lajme