Haradinaj: Rritja e pensioneve sot nga Qeveria në ikje është mashtrim
BKT
Lajme

Haradinaj: Rritja e pensioneve sot nga Qeveria në ikje është mashtrim

V.Thaçi / RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se rritja e pensioneve pak para zgjedhjeve e shpërfaq fytyrën e vërtetë të mashtruesve.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se kjo rritje shkon përtej humanizmit, sepse ka në vete mesazhin e mashtrimit në shkëmbim të votës.

"Rritja e pensioneve sot nga Qeveria në ikje është mashtrim. Ky mashtrim shpërfaq fytyrën e këtyre njerëzve që shkon përtej humanizmit sepse ka në vete mesazhin e mashtrimit në shkëmbim të votës për njërën ndër kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, pensionistët", ka thënë Haradinaj në Facebook.

Ai ka theksuar se "kjo rritje është gjysmake".

"Përveç që është mashtruese, kjo rritje është gjysmake dhe duke marrë parasysh bazën e ulët të pensioneve, as nuk ndikon në mirëqenien e pensionistëve por edhe lë jashtë kategori tjera sociale", është shprehur Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme