Kurti takon Barbanon: Incidentet ndëretnike janë gjithnjë në rënie
BKT
Lajme

Kurti takon Barbanon: Incidentet ndëretnike janë gjithnjë në rënie

M.P. / RTKlive

(E plotësuar) Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit Kurti theksohet se në këtë takim, Kurti vlerësoi marrëdhëniet me EULEX-in si reagues i dytë i sigurisë në vend e në këtë prizëm veçanërisht edhe atë në raport me bashkëpunimin me Policinë e Kosovës.

"Kryeministri Kurti theksoi dhe gatishmërinë e vullnetin për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në fushat si ajo e forenzikës përmes Institutit për Mjekësi Ligjore dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës. U diskutua edhe çështja e lajmeve të rreme dhe dezinformimit e cila u konsiderua si tejet shqetësuese", thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se u nënvizua se incidentet ndëretnike janë gjithnjë e në rënie të dukshme, në veçanti gjatë këtij mandati qeverisës. "Të dy palët mbeten të përkushtuara në gjithëpërfshirjen e të gjitha komuniteteve dhe harmonisë sa më të gjerë ndëretnike", vijon njoftimi.

(20:57) Barbano e Kurti në takim, ripotencohet mbështetja në rrugën drejt BE-së

Shefi i zyrës së EULEX në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se në takim me kryeministrin Albin Kurti, ka rikonfirmuar mbështetjen institucionale ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se do të vazhdojë t’a mbështesë Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

“Në një diskutim bindës dhe të gjerë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, rikonfirmova përkushtimin e EULEX-it për të mbështetur institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut, në rrugën e tyre drejt BE-së përmes monitorimit të saj të fuqishëm, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve”, ka shkruar Barbano në X.


MË SHUME NGA Lajme