Osmani takon Begajn, koordinojnë qëndrimet për të ardhmen euroatlantike
BKT
Lajme

Osmani takon Begajn, koordinojnë qëndrimet për të ardhmen euroatlantike

E. Hoti / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të Procesit të Bërdo Brione që këtë vit po mbahet në Tivat të Malit të Zi.

Në një postim në Facebook, Osmani ka shkruar se gjatë qëndrimit me Begajn kanë  koordinuar qëndrimet e dy shteteve për të ardhmen  euroatlantike.

“Sot në Tivat, me presidetin Bajram Begaj, për t’i koordinuar qëndrimet e dy shteteve tona simotra, në të mirë të qytetarëve tanë dhe të ardhmes sonë euroatlantike", ka shkruar Osmani në Facebook.

Presidentja Osmani ka udhëtuar në Mal të Zi më 07.10.2024 për të marrë pjesë në takimin vjetor të krerëve të shteteve të rajonit në kuadër të Procesit të Bërdo Brione.

Ky takim do të fokusohet në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe rëndësinë e anëtarësimit të rajonit në BE.


MË SHUME NGA Lajme